Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka analizuar një opinion të përbashkët të publikuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq , lidhur me të ardhmen e zgjerimit të Bashkimi Evropian. Në shkrimin e tyre, Rama dhe Vuçiqnuk këmbëngulin në anëtarësim të menjëhershëm të plotë në BE, por propozojnë integrim të përshpejtuar të vendeve kandidate në Tregun e Përbashkët Evropian dhe në Zona Shengen, si një hap pragmatik për të kapërcyer bllokadat politike brenda Unionit. Sipas Martens, dy liderët argumentojnë se një qasje e tillë do të shmangte “kurthin e vetos”, pasi nuk do të ndryshonte arkitekturën vendimmarrëse të BE-së, nuk do të sillte komisionerë apo eurodeputetë shtesë dhe as të drejtë vetoje për vendet kandidate. Ata theksojnë se zgjerimi i pjesëmarrjes në këto korniza do të sillte përfitime të prekshme për qytetarët dhe do të forconte pozitën ekonomike dhe gjeopolitike të Unionit, duke e paraqitur zgjerimin jo si akt bamirësie, por si investim me përfitim të ndërsjellë. Martens rikujton se prej vitesh edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar nevojën për forma alternative integrimi për Ballkanin Perëndimor, përtej anëtarësimit të plotë. Ai vlerëson se, nëse merret seriozisht, propozimi i Ramës dhe Vuçiq mund të nxisë një debat të rëndësishëm dhe të thyejë stagnimin e zgjerimit që ka hyrë në dekadën e dytë. Megjithatë, gazetari thekson se aktualisht as Serbia dhe as Shqipëria – sikurse edhe vende të tjera kandidate – nuk janë gati për t’u pranuar në tregun e përbashkët apo në Shengen. Sipas tij, ideja nuk është e re, por Rama dhe Vuçiq janë ndër politikanët e parë me peshë që e përqafojnë publikisht si të tyren. Në përfundim, Martens thekson se suksesi i një nisme të tillë do të varej nga serioziteti i trajtimit të saj nga BE-ja dhe shtetet anëtare, në një kohë kur politika e zgjerimit përballet me skepticizëm dhe bllokada të brendshme./Telegrafi/ Breakout from stagnation? In a joint op-ed for Frankfurter Allgemeine Zeitung, Albania’s Prime Minister Edi Rama and Serbia’s President Aleksandar Vučić do not insist on EU-membership, but advocate admitting their countries to the European single market and the Schengen Area: ⬇️ — Michael Martens (@Andric1961) February 27, 2026