Një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar ekstradohen në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania drejt Kosovës dy persona të kërkuar me letër rreshtimi ndërkombëtar. Sipas njoftimit, më 26 shkurt 2026 është realizuar ekstradimi i shtetasit kosovar M.Q nga Italia, i cili ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ndërsa më 27 shkurt 2026 është kryer ekstradimi nga Gjermania i shtetases nga Shqipëria V.L, e cila kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”. Pas ekstradimit, të dy të dyshuarit i janë dorëzuar njësive përkatëse të policisë për vazhdim të procedurave ligjore. “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”, thuhet në njoftim.