Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka marrë ritme krejtësisht festive, teksa në skenën e Klan Arenës është ngjitur edhe ish-banorja e këtij edicioni, Fjolla Morina . Ajo ka performuar hitin e saj “Jena bo tymë”, duke e shndërruar për pak çaste arenën në një atmosferë disko. Me energjinë dhe stilin që e karakterizon, Fjolla elektrizoi publikun, ndërsa të pranishmit në studio u ngritën në këmbë duke kënduar dhe vallëzuar. Performanca e saj u prit me entuziazëm, duke sjellë një tjetër moment dinamik në një mbrëmje të mbushur me surpriza, rikthime dhe emocione. Fjolla Morina, ashtu si disa banorë të tjerë të këtij sezoni, ishte ndër emrat që vendosën të largohen me dorëheqje nga spektakli gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi. Megjithatë, rikthimi i saj në finale dëshmoi se energjia dhe prezenca e saj mbeten ndër më të komentuarat e këtij edicioni. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be