Shpallja e rezultateve në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4 ka vijuar me një tjetër eliminim të rëndësishëm. Në vendin e katërt është renditur aktori shqiptar Klodian Mihaj, duke e mbyllur kështu rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend, vetëm pak hapa larg podiumit final. Aktori me origjinë nga Shkodra, i cili jeton dhe vepron në Itali, ishte një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, duke sjellë emocione, debate dhe momente të forta gjatë qëndrimit të tij mbi 100-ditor në shtëpi. Me largimin e tij, gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh tashmë mbetet mes tre finalistëve të fundit: Londrimit, Elijonës dhe Ludo Lee. Finalja po shkon drejt momentit vendimtar, ndërsa publiku pret të mësojë se kush do të shpallet fitues i edicionit të katërt të BBVK. /Telegrafi/