Moti sot do të jetë me diell, me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë e lehtë juglindore. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 15 gradë.