Netanyahu reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion “për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran”. “Vëllezër e motra, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike”, deklaroi fillimisht kryeministri izraelit. “Për 47 vjet, regjimi i ajatollave ka thirrur ‘Vdekje Izraelit,’ ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjimi vrastar terrorist nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do t’i lejonin atij të kërcënonte gjithë njerëzimin”, shtoi ai. Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit, thotë ushtria izraelite Veprimi i përbashkët SHBA-Izrael synon t’i japë popullit iranian mundësinë të vendosë për fatin e tij dhe të çlirohet nga tirania. “Ka ardhur koha që të gjitha komunitetet e popullit iranian – persët, kurdët, azerezët, baluçët dhe ahvazët – të heqin tiranët dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor”, shtoi lideri izraelit. Netanyahu u kërkon qytetarëve të Izraelit të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm gjatë Operacionit “Gërmimi i Luanit”, duke treguar qëndresë dhe guxim. Trump konfirmon sulmet amerikane: Bombat tona do të bien kudo në Iran Ai thekson se bashkimi dhe solidariteti do të sigurojnë përjetësinë e Izraelit. Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar sulmet e përbashkëta ndaj Teheranit. /Telegrafi/