Sulmet kundër Iranit, Ambasada e Shqipërisë në Izrael kërkon nga shtetasit e saj kujdes të shtuar

Ambasada e Shqipërisë në Izrael u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore. Ambasada shqiptare në një postim në Facebook ka dhënë edhe numrat emergjent për ata që kanë nevojë: +972549042813, +972544806601 Lexoni t ë plotë postimin: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase. Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat: +972549042813 +972544806601 Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael.Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.* MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm. /Telegrafi/