Irani bombardon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn, Katar dhe EBA

Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit. Raportohet se pos Izraelit, Irani ka sulmuar edhe Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ka raportime për shpërthime të shumta në këto vende, të cilat të gjitha kanë baza amerikane. Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit - raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit Irani kreu sulme raketore ndaj një baze amerikane në Bahrein, raportoi agjencia gjysmë‑zyrtare e lajmeve Fars, shkruan cnn. Ministria e brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen menjëherë në vendin më të afërt të sigurt. Një zyrtar i Katarit thotë se Katari ka kapur dy raketa iraniane mbi vendin e tij. Ky zhvillim tregon se Irani po kërkon të hakmerret pas sulmeve amerikane. /Telegrafi/