Hapësira ajrore mbi Izrael është mbyllur, MPJ apelon shtetasit e Maqedonisë të ndjekin informacionet dhe t'i kontaktojnë për ndihmë

Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve maqedonas që ndodhen në territorin e këtij vendi që të monitorojnë me kujdes portalet zyrtare kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni derisa të stabilizohet situata e sigurisë. Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile deri në njoftim të mëtejshëm. Të gjitha fluturimet komerciale hyrëse dhe dalëse janë pezulluar, pa një njoftim specifik për rifillimin e trafikut të rregullt ajror, u njoftua këtë mëngjes në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë u kujton qytetarëve tanë se në rast nevoje për ndihmë, mund të kontaktojnë kontaktet e mëposhtme: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv:Tel: +972 54 500 8566Tel: +972 54 967 0546 Email: telaviv@mfa.gov.mk Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736Email: globalsos@mfa.gov.mk Ministria, nëpërmjet Misionit Diplomatik dhe Konsullor në Tel Aviv, po monitoron vazhdimisht situatën dhe do të informojë menjëherë publikun për zhvillimet e mëtejshme, deklaron Ministria.