Në Prilep sot në mëngjes është matur 3 gradë nën zero. Temperatura minus pati edhe në Kriva Pallankë, Berovë dhe Mavrovë (-2 gradë), dhe -1 gradë në Kodrën e Diellit dhe në Manastir. Siç njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik, 0 gradë në Tetovë, Shtip, Krushevë dhe Pretor, 1 në Shkup - Petrovec, Ohër, Kavadar dhe Vinicë, 2 gradë në Shkup, Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, 4 në Strumicë dhe 8 gradë në Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit ka 83 centimetra mbulesë bore. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik dhe Hidrologjik, në mëngjes do të ketë mjegull në lugina. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira, ndërsa ditën do të ketë mot me diell.