Ndërsa biondet po përgatiten për tone të ngrohta, të arta e “diellore”, flokëkafet këtë herë po shkojnë në një drejtim krejtësisht të kundërt Në vend të theksimeve të ngrohta karamel dhe nuancave klasike kafe, në botën e trendeve të bukurisë tani po dominojnë tonet e ftohta dhe të zbehura. Tendenca e kalimit nga kafenjtë më të çelëta me fije të ndriçuara drejt një ngjyrë njëtrajtshme, nga rrënja deri te majat, po bëhet gjithnjë e më e theksuar. Kjo qasje e vë në pah tonin e njëtrajtshëm dhe thellësinë, dhe e bën flokun të duket i shëndetshëm dhe i rafinuar. Në këtë kuptim është veçuar një ngjyrë – kafe hiri, transmeton Telegrafi. Çfarë është kafe hiri? Sipas ekspertëve të ngjyrave, shumë flokëkafe duan ta ruajnë ngjyrën e tyre natyrale, e cila shpesh ka nëntonë gri ose hiri. Në vend të nuancave të ngrohta, të arta apo bakri, kjo bazë hiri i jep flokut një notë të ftohtë, një pamje më të butë e më natyrale dhe një nuancë që nuk është tepër e errët, por megjithatë intensive. Ekspertët e përshkruajnë këtë ngjyrë si të ngjashme me kafen çokollatë, por me shtimin e një nëntoni hiri që krijon përshtypjen e një kafeje më të thellë dhe më misterioze, pa rrezikun që floku të duket tepër i errët. @annetrann Choosing shades that are slightly lighter than your natural will transform your hair without any drastic contrast! Tones that compliment your skin tone and blend seamlessly into your base colour ? This brought her long and already gorgeous hair to life ? #balayage #balayagehair #dimensionalhair #dimensionalbrunette #torontohairstylist ♬ Beautiful - SHYY BEATS Për kë është ideale kjo nuancë? Kjo nuancë nuk është e rezervuar vetëm për ata që kanë flokë natyralisht të errët. Është e shkëlqyer edhe për flokëkafe që duan ta freskojnë pamjen pa një ndryshim drastik, për ato që duan të zbusin refleksionet e ngrohta dhe të arrijnë një stil më elegant, por edhe për çdo lloj lëkure të cilës i shkojnë më shumë tonet e ftohta. @dvcolour Down to earth brunette Embraces a low-maintenance, authentic Rich Brown Tones, From chocolate to chestnut, the hair color is deep and multidimensional with a Effortless layered cut and blow out Style: Hair is often styled, simple, unfussy, Minimal Makeup: Focuses on enhancing natural features & nude browns. The look. Teaching this look in my next masterclass online education coming soon. Get on my wait list email: dvcolourclass@gmail.com Get the look at Mississauga hairsalon @vividsalondv Link in bio or Call (905)990-8777 ♬ Messy - Lola Young /Telegrafi/