Klubi suharekas Ballkani po vazhdon të punojë me talentët e rinj, ndërsa një emër i ri shumë shpejtë pritet të bie në sytë e të gjithëve. Bëhet fjalë për Dior Kabashin, i cili ka nisur shkëlqimin në grupmoshat e të rinjve, ndërsa ka kontribute të mëdha edhe në gola e asistime. Me vetëm 16-vjeç, Kabashi ka zënë vend në ekipin e grupmoshave U19 të Ballkanit, ku ka arritur të shënojë një gol si dhe të dhurojë tre asistime. Ndërsa, me U17-shat e Ballkanit kompletoi një sezon fantastik me 10 gola si dhe tre asistime. Dior Kabashi Kabashi që luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë njihet për qetësinë në top, driblimet si dhe finalizimin gjë që po e ndihmon Ballkanin të korr suksese në grupmoshat e reja. Brenda klubit suharekas kanë besim jashtëzakonisht të lartë se 17-vjeçari do të jetë “goditja” e radhës, me shpresën që të ndjekë hapat e futbollistëve tjerë që shkuan në Evropë, si Albion Rrahmani, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi. /Telegrafi/