Situata në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme e Shqipërisë publikon numrat e telefonit të disa ambasadave për shtetasit shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë thekson se po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar. Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende: ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR Email: embassy.doha@mfa.gov.al Tel: +974 77180778 ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al Tel: +965 94048219 ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al Tel: +966501422449 ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE Email: embassy.UAE@mfa.gov.al Tel: +971 50 980 7881 ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI Email: embassy.ankara@mfa.gov.al Tel: +90 (549) 561 19 85. /Telegrafi/