Banorët e komuniteteve serbë në Kosovën qendrore janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve për shkak të incidenteve gjithnjë e më të shpeshta

Dobrotini dhe Gornja Gushterica, fshatra me shumicë popullsie serbe në komunën e Lipjanit, janë shënjestruar vazhdimisht nga vandalët në muajt e fundit. Kishat e djegura dhe të plaçkitura, grafitet në pankarta, kopshte dhe ambulanca janë incidente që i kanë shqetësuar thellësisht banorët e këtyre vendbanimeve dhe, siç thonë ata, nuk ndihen më të sigurt as në qytetin e tyre të lindjes, ndërsa kanë më shumë frikë për sigurinë e fëmijëve gjatë rrugës nga shkolla në shtëpi.