Vuçiq: Nuk mendoj se ka filluar lufta e tretë botërore, po vjen një epokë e re pa të drejtë ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk mendon se konflikti në Lindjen e Mesme është shndërruar në luftën e tretë botërore, por se bota po hyn në një epokë të re në të cilën, siç deklaroi ai, e drejta ndërkombëtare nuk do t'i interesojë më askujt. Ai theksoi se është me rëndësi kyçe për Serbinë të ruajë paqen dhe stabilitetin, raporton RTS.