Llapi s’di për këndellje, ndalet edhe te Prishtina e Re

Llapi ka bërë një tjetër hap mbrapa në garën për mbijetesë, për të barazuar me Prishtinën e Re. Skuadra e Tahir Batatinës pavarësisht që kishin posedimin, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1. Ndeshja ishte e hapur nga fillimi, ku llapjanët krijuan disa aksione të shpejta por që s’i finalizuan. Ishte Hasan Hyseni që e zhbllokoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Ramadanit (8’). Sidoqoftë, Prishtina e Re nuk u doërzua dhe arriti ta barazojë rezultatin falë Ibrahim Kargbos (75’). Kësisoj, Llapi mbledh 23 pikë në kampionat ndërsa Prishtina e Re një më pak, pra 22 sosh./ Telegrafi/