Gjilani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Malishevës, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës. “Skifterët” triumfuan me rezultat 2-1, sfidë që doli të jetë tepër e baraspeshuar. Olition Bilalli fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës dhe kapiteni Armend Thaqi shënoi nga pika e bardhë për të kaluar vendasit në epërsi (15’). Sidoqoftë, Diatta arriti ta barazojë rezultatin me një gol të bukur me kokë pas harkimit nga këndi (38’). Edhe pjesa e dytë rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar me lojë të hapur dhe raste nga të dy anët. Heroi i Gjilanit ishte qendërsulmuesi Sead Jarovic, i cili shënoi nga pika e bardhë për epilogun përfundimtar 2-1 (70’). Në fund ndodhi edhe një polemikë, pasi Malisheva e ndërpreu lojën për disa minuta shkaku që pretendonin se një penallti nuk iu favorizua. Gjilani me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Malisheva ka 34 sosh ./Telegrafi/