Gjurmët e luftës janë ende të freskëta në Qirez e Likoshan, ani se kanë kaluar 28 vjet nga dita kur policia serbe kreu masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit të Kosovë. Kjo duke përdorur artilerinë më të rëndë, e madje edhe helikopterët, për t’i lënë në fund 26 të vrarë, midis tyre edhe pleq e gra, njëra nga to, shtatzëna Rukije Nebihu, shkruan KP. E gjitha si hakmarrje për humbjet që kjo polici i pësoi kur në këto fshatra të Drenicës u përball me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zeqir Rexhepi, si njëri nga ta, i kujton zhvillimet një ditë para masakrës (Videon mund ta shihni KËTU ). “Me 27 shkurt, viti 98 gjatë kryerjes së detyrave UÇK e ka pas për detyrë nga fshati Polac deri në fshatin Qirez me patrullu edhe terrenin, për shkak se në Komunën e Skenderajt policia serbe janë paralizu, mirëpo ka pasur në komunën e Drenasit policë serbë që patrullonin. Atëherë ne kemi ardhë këtu deri në orën e mbrëmjes, kanë patrullu deri në Qirez, në mbrëmje kanë ardhë njësiti i UÇK-së, njësiti i Musë Jasharit, Rasim Kiqina, Jahir Hajdari, Beqir Meha, Xhemë Kodra, Isa Ferati, vllau jem Beqir Rexhepi, unë Zeqir Rexhepi, xhaxhi im Rexhep Rexhepi, edhe baba jem Brahim Rexhepi. Të gjithë jemi grumbullu në odën tonë e cila u qujke atëherë Qerdhe e Ushtrisë Çlirimtare ose bazë, jemi grumbullu aty, kemi ngrënë darkë pastaj jemi dal me detyra të tjera në fshatin Likoshan me patrullu, që me ja pamundësu patrullave serbe mos me patrullu në komunë të Drenasit”, tha Rexhepi. Rexhepi tregon që gjatë patrullimeve të natës në zonë, luftëtarët e UÇK-së vazhdonin të ruanin pozicionet dhe të mbikëqyrnin lëvizjet e forcave serbe. Kjo duke komunikuar mes vete nëpër lokacione të ndryshme mes komunave Skenderaj e Drenas. “Kemi dal me patrullu deri në orën 23:00, pastaj kur kemi fillu me u kthy këtu në bazë gjatë rrugës më ka blindu me drita Musë Jashari… jam ndal dhe është ofru më ka thënë po shkojmë në Dobroshefc të Jahir Hajdarit sepse e kemi një muhabet me Sabit Lladrovcin, edhe po na duhet një kontakt me të, shkoni ju në bazë e nesër në orën 10:00 na mrrijmë bashkohemi edhe vazhdojmë me detyra tjera. Pastaj kemi ardhë këtu në odën tonë, kemi vendos rojet si çdo herë zakonisht për shkak se ka qenë terreni i hapur, rojet gjithë i kemi pas, me rend kemi rujt neve meshkujt e shtëpisë, xhaxhi, vëllai, unë disa vëllezër tjerë”, tha Rexhepi. Mëngjesi i ditës tjetër fillon me një sinjal alarmi. Një fishkëllimë nga vëllai i Zeqirit, Beqiri Rexhepit paralajmëron se diçka nuk është në rregull. Luftëtarët marrin menjëherë armët dhe përgatiten për përballje, ndërsa dyshimet rriten se bashkëluftëtarët e tyre mund të kenë rënë në pritë në Likoshan. “Në mëngjes jemi zgju, kemi ngrënë edhe xhaxhi ka dal me mbjellë tërshan por më shumë me vëzhgu, e vllau ka dal me vëzhgu këtu, sepse ish koha që kanë me ardhë shokët tanë këtu në bazë me u bashku me ne. Atëherë e kam ni një fishkëllim të madh nga vllau, dhe ju kam thënë qohuni burra kapni armët sepse ose jemi rrethu ose janë duke ardhë me na rrethu. Më thanë ku pe din, thashë e kom një sinjal me vllaun kur të fishkëllen kape pushkën asgjë tjetër. I kanë kap të gjithë armët, vllau thot a nuk po i dëgjoni a, kemi thënë çfarë ka se neve mbrenda nuk i kemi dëgju krismat, thonë a kanë rënë shokët në pritë në Likoshan, atëherë ne kemi dal, kemi vazhdu nëpër oborr të Ferat Danit me vrap kemi shku nga komuna e Skenderajt në komunën e Drenasit, nga fshati Qirez në fshatin Likoshan”, tha Rexhepi. Ai po ashtu thotë se janë nis me shpejtësi drejt Likoshanit për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur me shokët e tyre. Në rrugë përballen papritur me forcat serbe që kishin filluar operacionin në zonë. Situata tensionohet kur një veturë e policisë serbe shfaqet në mes të rrugës dhe përplasja bëhet e pashmangshme. “Jemi nis me atë mendimin me u taku me shokët ose janë të plagosur ose të vrarë, po na kapin pa fishek, mirëpo ata kanë shkëmby zjarr te 6 lisat, Musa me shokët, edhe është plagos Sabit Lladrovci, i cili kishte ardhë me ta, e kanë marrë e kanë qu në fshatin Kozhicq, 4 kilometra larg nga këtu edhe kanë shku në atë drejtim, mirëpo na duke mendu se i kemi shokët aty kemi shku me vrap kur kemi shku të shtena nga të gjitha anët, na ka ardhë një veturë Niva në mes rrugës ku janë familja Ahmeti edhe Xheli, unë kam mbet në mes të rrugës, janë dy rrugë aty ndahen njo nga familja njo ka 6 lisat… më ka bërtit vllau më ka thënë o priti vlla se çetnik të Beogradit janë, me gjujt ai me vrajke mu, me gjujt unë e vrajsha atë për momentin”, tha Rexhepi. Sipas Rexhepi, përballja e armatosur ndodh në distancë shumë të afërt. Një polic serb përpiqet ta qëllojë atë nga vetura, por reagimi i shpejtë në ato sekonda vendimtare ndryshon rrjedhën e momentit. “Deri sa ka ardhë Niva te unë është mundu me më shkel, kam ik gjys hapi mbrapa edhe e kam marrë këndin tjetër që me gjujt më shlirë, pastaj e kanë nxjerr revolen në anën e djathtë Velo Jovanovic i shkrujke, ma ka drejtu është mundu me më vra në afërsi vetëm e kam zgjat tyten, në afërsi të xhamit e kam shkrep një karikator, u hap dera andej nga ana e pasagjerit ku ishte ai edhe i ka rënë koka në tokë edhe këmbët i kanë mbet në Nivë, i kemi agjesu ata krejt i kemi marrë 4 automatik, 4 revole prej trupave të tyre ka vazhdu lufta me të tjerët. Xhaxhin Rexhep Rexhepi e ka marrë një plumb e kam marrë e kam tërhek qashtu të plagosur deri te dyert e Ahmetaj aty ka ndrru jetë atëherë kemi vrapu poshtë e kam hap edhe një derë tjetër, kemi hy në oborr të Ahmetaj dhe e kemi fsheh trupin që nuk kanë mujt me gjet forcat serbe”, tha Rexhepi. Operacioni serb atë kohë u zgjerua me forca të shumta ushtarake. Zona ishte rrethuar nga tanke, autoblinda dhe helikopterë që qëllonin nga ajri. Në të njëjtën kohë, nëpër shtëpitë e fshatit filluan atë kohë sulmet ndaj civilëve shqiptarë, ku familje të tëra u përballen me dhunë dhe vrasje, shkruan kp. Mes luftimeve të ashpra në fshat, një nga momentet më dramatike është rezistenca e gjatë e Beqirit, për më shumë se 9 orë. “Na ka hi helikopteri menjëherë, deri sa kemi dal te dera na ka hyp helikopteri përmi, forcat tjera na kanë ardhë krejt në këtë anën këtej me tenka, me autoblinda, na kanë qit rrethin, rreth çelik edhe dy helikopterë deri sa neve kemi dal në prru të Hamzës i fundit kam mbet me vllaun, kam komuniku me të edhe më ka thënë unë du me hy këtu. Thotë që ku hinë atje edhe po bërtasin do fëmijë, ata kishin hi te Sefer Nebiu, e kishin vra gruan shtatzënë edhe ja kishin vra kunatin, edhe Seferi është plagos më vonë ja kanë vra edhe tjetrin djalë Seferit burrin e Rukies, atëherë i kam thënë kujdes se nuk kam fishek më sepse mbeta me3 fishek. Mi ka gjujt Xhem Kodra një karikator u shpërnda aty në vend, ka vazhdu ai në oborr të Sheremet Sejdis, aty u taku me ta ka fillu luftën aty në atë oborr prej orës 10:10 ka qenë deri në ora 19:15”, tha Rexhepi. Ndërkohë, në fshat ndodhte masakra ndaj civilëve, ndërsa përballja vazhdonte deri në mbrëmje, kur forcat serbe ishin tërhequr duke lënë pas viktima të shumta. “Ka luftu vllau i vetmum me ta duke e përdor një kosh një hamar aty edhe ka qenë një shtëpi me bodrum e pa banume në ato vende ka luftu gjithë ditën, ka vra ka plagu shumë, ka pas dame në orën 3:15 kanë hi e kanë nxjerr familjen Ahmeti në atë anë, neve ishim në therra pa fishek vetëm një fishek dy kush e kishte prej shokëve ose një bombë dore, atëherë e kanë nxjerr familjen Ahmeti 10 veta me gjithë mysafir i masakru, 4 vëllezërit Sejdiu ku luftojke vllau, edhe ka ardhë një autoblind është mundu me iu afru aty te hamari vllaut, ja ka gjujt një bombë ku me të e ka prish autoblindin, masi e ka prish u ardhë tenka, pastaj kanë gjujt me helikopter nga të gjitha anët, nuk është parë mirë as terr as dritë koha, atëherë vrajn vllaun dhe tërhiqen me tenk në Likoshan”, tha Rexhepi. Ngjarjet e atyre ditëve përfunduan me një tragjedi të madhe për banorët e zonës. Gjatë operacionit të forcave serbe u vranë dhe u masakruan shumë civilë shqiptarë në Likoshan dhe Qirez, ndërsa luftëtarët e UÇK-së vazhduan rezistencën edhe pse përballeshin me forca shumë më të mëdha ushtarake. Rrëfimi i Zeqir Rexhepit mbetet një dëshmi e drejtpërdrejtë e atyre ditëve të para të luftës në Kosovë një kujtim për sakrificën, rezistencën dhe tragjedinë që shënoi fillimin e përballjes së hapur në Drenicë