Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve pas shortit të fundit

Superkompjuteri i Opta ka përditësuar parashikimet për fituesin e Ligës së Kampionëve pas shortit të raundit të 16-të dhe rezultatet tregojnë një garë shumë të hapur në majën e Evropës. Sipas projeksioneve, Arsenal mbetet favoriti kryesor për të fituar trofeun e parë në histori, edhe pse përqindja e tij ka rënë pak pas shortit. “Topçinjtë” kanë 27.40% shanse për triumf. Në vendin e dytë qëndron Bayern Munich me 14.28%, ndërsa Liverpool ka rritur gjasat në 12.83% pasi shmangu një përballje me Atletico Madrid dhe do të luajë kundër Galatasaray. Manchester City renditet i katërti me 10.79%, kryesisht për shkak të shortit shumë të vështirë kundër Real Madrid. Renditja e plotë sipas Opta: Arsenal — 27.40% Bayern Munich — 14.28% Liverpool — 12.83% Manchester City — 10.79% FC Barcelona — 7.72% Chelsea — 6.86% Newcastle United — 4.66% Paris Saint-Germain — 4.64% Real Madrid — 2.78% Sporting CP — 2.73% Atletico Madrid — 2.00% Tottenham Hotspur — 1.22% Atalanta — 1.06% Bayer Leverkusen — 0.47% Bodo/Glimt — 0.39% Galatasaray — 0.17% Barcelona përfitoi nga një gjysmë më e lehtë e shortit, por përballja me Newcastle mbetet e rrezikshme. Ndërkohë, Chelsea është përballur me një rrugë të vështirë pasi ndeshet me kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain. Parashikimet nuk janë optimiste për Real Madridin, i cili renditet vetëm i nënti dhe ende nuk ka bindur plotësisht në këtë edicion sipas modelit statistikor. /Telegrafi/