Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas i cili ka ther me thikë nipin e tij. Në pranga u vu shtetasi P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.