Protesta kombëtare e opozitës, qytetarë e mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë

TIRANË-Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita. Qytetarë të shumtë janë bashkuar përpara Kryeministrisë. Kjo është protesta e 5 kombëtare dhe e 4 që  nga janari i 2026. Opozita ka organizuar protesta të njëpasnjëshme duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve të përfshira të korrupsionit.