Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ka folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar sulmet ajrore ndaj Iranit. Zëdhënësja Karoline Leavitt tha se Trump monitoroi situatën gjatë natës në Mar-a-Lago së bashku me anëtarët e ekipit të tij të sigurisë kombëtare. Faqja zyrtare X e kryeministrit të Izraelit gjithashtu konfirmoi bisedën, duke postuar një foto të Netanyahut në telefon. Prime Minister Benjamin Netanyahu during his conversation with US President @realDonaldTrump . pic.twitter.com/fd4ZHDSch1 — Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) February 28, 2026 Leavitt tha se para sulmeve, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i telefonoi të gjithë anëtarëve të “Bandës së Tetë” për të njoftuar Kongresin, duke arritur te shtatë nga tetë anëtarët. Ajo shtoi se Trump do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën me ekipin e tij të sigurisë kombëtare gjatë gjithë ditës. Ndryshe, Banda e Tetë është një term për një grup prej tetë udhëheqësish brenda Kongresit të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/