Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli këtë verë, me dy destinacione të mundshme që po konsiderohen. Pas muajsh spekulimesh mbi të ardhmen e pasigurt të Salah te Liverpooli, sulmuesi egjiptian nënshkroi një kontratë të re me klubin në prill të vitit të kaluar. Kontrata e re e zgjati qëndrimin e tij në ‘Anfield’ për dy vite, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2027. Megjithatë, që nga fillimi i sezonit 2025/26, kanë rifilluar thashethemet rreth të ardhmes së Salah, të nxitura edhe nga përplasjet publike të 33-vjeçarit me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot. Me rritjen e mundësisë që legjenda e Liverpoolit të largohet këtë verë, një raport i ri ka zbuluar një destinacion të ri befasues. Për disa vite, Salah është lidhur fuqishëm me një transferim në Superligën e Arabisë, ku Liverpooli refuzoi një ofertë deri në 150 milionë euro nga Al Ittihad në shtator 2023. Sipas BBC Sport , Salah është “gjithnjë e më shumë i prirur” të largohet nga Liverpooli këtë verë, dhe duket pothuajse e sigurt që Arabia Saudite do të mbetet një nga opsionet kryesore për sulmuesin, nëse vendos të largohet nga klubi. Klopp zbulon se çfarë do të bëjë nëse Man Cityt i hiqen titujt e fituar të Ligës Premier Raporti shton se një transferim në Ligën Saudite do të varet nga interesimi i klubeve të ndryshme brenda ligës, si dhe nga nevoja për të përmbushur kërkesat financiare të Salah. Megjithatë, raporti gjithashtu thekson se Arabia Saudite nuk pritet të jetë e vetmja opsion për Salah këtë verë, pasi ai mund të sigurojë gjithashtu një transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meqenëse Liverpooli dëshiron të shmangë largimin e yllit të tyre si agjent të lirë në fund të sezonit të ardhshëm, është e mundur që ata të mirëpresin ofertat nga MLS dhe Superliga e Arabisë gjatë verës./ Telegrafi /