KS Rusolia nga Peja shkëlqen në Kampionatin e Kosovës për skitarë të rinj me tri medalje të fituara

Klubi i Skitarisë Rusolia nga Peja ka shënuar një performancë mbresëlënëse në Kampionatin e Kosovës për kategoritë e reja U8-U16, duke marrë pjesë me pesë garues dhe duke u rikthyer me tre medalje të fituara. Në garat e zhvilluara sot, garuesit e Rusolias arritën të siguruan një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë: Medalja e Artë: Lyra Begolli – U10 Medalja e Argjendtë: Jani Belegu – U14 Medalja e Bronzit: Mali Belegu – U12 Përveç podiumit, garues të tjerë të klubit shënuan rezultate të forta, duke treguar potencial të madh për të ardhmen: Vendi i katërt – Ina Begolli, U14 Vendi i katërt – Fjogena Lluka, U14 Ky rezultat vjen si shpërblim për përgatitjet intensive të skitarëve të rinj dhe për angazhimin e trajnerëve të KS Rusolia, duke konfirmuar se klubi vazhdon të jetë ndër më të suksesshmit në vend për zhvillimin e talentëve të rinj në sportin e skitarisë./ Telegrafi /