Manchester City arriti të marrë tre pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Leeds United me rezultatin 1-0 në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier. Goli vendimtar erdhi në minutën e 47-të, kur Rayan Ait-Nouri shërbeu një top të saktë për Antoine Semenyo, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetën e zbrazët për 1-0. Ky gol erdhi pas një faze të vazhdueshme presioni nga City, që gjatë pjesës së parë krijoi disa mundësi të rrezikshme, por u ndal nga ndërhyrjet vendimtare të portierit Karl Darlow dhe mbrojtësve të Leeds. Në pjesën e parë, Omar Marmoush dhe Nico O'Reilly kishin dy raste të rëndësishme, por topat e tyre u neutralizuan nga mbrojtja dhe portieri i Leeds, ndërsa Dominic Calvert-Lewin dhe Brenden Aaronson provuan të barazonin rezultatin për vendasit, por pa sukses, duke e mbajtur Cityn në avantazh minimal deri në pushim. Some player pic.twitter.com/LSAZ4eztpx — Manchester City (@ManCity) February 28, 2026 Në pjesën e dytë, trajneri Pep Guardiola bëri disa zëvendësime për të freskuar skuadrën, duke futur Savinho, Tijjani Reijnders dhe Marc Guehi, që sollën më shumë dinamikë në sulm. Manchester City tentoi disa herë për të dyfishuar avantazhin, me rreziqe të mëdha nga goditjet e Antoine Semenyo dhe Omar Marmoush, por portieri i Leeds ishte në formë të shkëlqyer dhe parandaloi çdo kërcënim serioz deri në fund. Me këtë fitore ‘Qytetarët’ shkojnë në kuotën e 59 pikëv dhe aktualisht kanë vetëm dy më pak se lideri Arsenali që numëron 61 sosh./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore