Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se nuk kishte raportime për viktima ose lëndime amerikane pas sulmit në Iran. Dëmi në objektet amerikane ishte minimal, njoftoi CENTCOM në rrjete sociale, duke publikuar disa pamje nga sulmi. "Pas një vale fillestare sulmesh amerikane dhe të partnerëve, forcat e CENTCOM u mbrojtën me sukses kundër qindra raketave dhe dronëve iranianë. Nuk pati raportime për viktima ose lëndime amerikane në luftime. Dëmi në objektet amerikane ishte minimal dhe nuk ndikoi në operacione", thuhet në deklaratë. Sulmet u kryen si pjesë e operacionit të quajtur "Epic Fury". U përdorën "municione precize të lëshuara nga ajri, nga toka dhe deti" dhe "dronë sulmi të lirë me një drejtim". “Siç deklaroi presidenti, objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian. Presidenti urdhëroi veprime të guximshme. Forcat e CENTCOM po i japin një goditje dërrmuese dhe të pamëshirshme”, shkruan Komanda në X. /Telegrafi/ As the President stated, our objective is to defend the American people by eliminating imminent threats from the Iranian regime. The President ordered bold action. CENTCOM forces are delivering an overwhelming and unrelenting blow. pic.twitter.com/B0k5gV4YnU — U.S. Central Command (@CENTCOM) February 28, 2026