Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani vazhdon të jetë një element kyç për Sparta Pragën këtë sezon, duke regjistruar golin e nëntë në kampionatin çek në fitoren e thellë 5-2 ndaj Ostravas, në kuadër të xhiros së 24-të. Rrahmani hyri në lojë në minutën e 80-të dhe arriti të vuloste rezultatin në sekondat e fundit nga pika e bardhë, duke i dhënë ekipit të tij fitoren përfundimtare 5-2. Ky gol i shton 25-vjeçarit një kontribut të rëndësishëm në këtë sezon, duke e bërë atë një nga sulmuesit më efektiv të Sparta Pragës. Përveç nëntë golave të shënuar në kampionat, Rrahmani ka regjistruar edhe dy asistime, ndërsa në të gjitha garat këtë sezon ka arritur 14 gola dhe tre asistime. ⏱️ 90+11. MINUTA GÓÓÓL! Pojezný fauloval, Rouček nařídil penaltu, Rrahmani ji proměňuje [ACS 5:2 FCB] pic.twitter.com/U5NoBeZa7b — AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) February 28, 2026 Performanca e tij ka qenë vendimtare për suksesin e klubit në garat kombëtare dhe evropiane. Me këtë fitore, Sparta Pragës ka arritur në 51 pikë, duke zënë vendin e dytë në tabelë, ndërsa Slavia e Pragës mbetet lider me shtatë pikë më shumë. Me vazhdimin e formës së mirë të Rrahmanit, Sparta Prag ka mundësi të sfidojë kreun e tabelës dhe të qëndrojë në garë për titull./ Telegrafi /