Lideri suprem i Iranit është vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael, ka deklaruar një zyrtar i lartë izraelit për Reuters , shkruan skynews . Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas zyrtarit, raporton edhe Iran International . Raportohet se kompleksi i Khameneit u dëmtua rëndë nga sulmet e sotme. Pak më parë, ministria e jashtme e vendit tha se ai ishte "shëndoshë e mirë". Ndryshe, më herët edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ka "shenja" që Khamenei "nuk është më". Megjithatë, ai nuk e konfirmoi në mënyrë të qartë vdekjen e tij. /Telegrafi/