Pas përfundimit të finales mbrëmë, një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Alba Pollozhani, u ndal për të dhënë një intervistë të shkurtër, ku foli hapur për situatën e saj pas daljes nga shtëpia. E pyetur për raportin me Limin, me të cilin kishte një lidhje me ulje e ngritje dhe shpeshherë të konsideruar toksike brenda shtëpisë, Alba dha përgjigjen e saj për atë që po ndodh mes tyre jashtë formatit. E pyetur: “Çfarë është duke ndodhur me Albën edhe Limin jashtë shtëpisë?” Ajo tha: “Çdo marrëdhënie në jetë, qoftë romantike apo edhe marrëdhënie shoqërore të ndryshme, janë një cikël në jetën e njeriut dhe Zoti na sjell njerëz të ndryshëm në jetë për të na dhënë mesazhe të ndryshme. Për të gjitha femrat që na ndjekin dua të them vetëm diçka; në rast se jeni në momente siç kam kaluar unë, në momente që mendoni se nuk ka më jetë përtej dikujt, vetëm dua të them besoni, sepse ditë më të mira dhe gjëra më të bukura kanë për të ardhur për ju, sepse ne tani e dimë se çfarë nuk duam në jetën tonë. Ju uroj më të mirat”. Me këtë mesazh, Alba duket se ka zgjedhur ta shohë eksperiencën e saj si një mësim dhe një kapitull të mbyllur, duke dhënë një mesazh shprese për të gjithë ata që mund ta kenë gjetur veten në historinë e saj. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com