Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis . Krasniqi e përshkroi ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës ndaj Finlandës si një kapitull të veçantë në historinë e futbollit kosovar. “Me Finlandën është tamam ndeshja e parë zyrtare. Kemi pasur ndeshje historike me Haitin e krejt ato, por ajo me Finlandën, vërtetë mënyra se si është zhvilluar ka qenë një libër në vete”. “E përjetoj aq mirë sa që kur më kujtohen hala Valon Berishën kur e shoh në ekran më kujtohen gjithmonë lotët e tij, kur shumica e lojtarëve morën konfirmimin prej FIFA-s që do të luajnë në ndeshjen me Finlandën, kur e ka bërë pyetjen te Albert Bunjaku: E unë trajner?, i tha di duhet të presësh ende”. “Edhe veç është kthyer ka shkuar në dhomë është mbyllur dhe ka qarë. Çfarë emocioni, të gjithë ishim duke vrapuar pas tij”, ka rrëfyer Krasniqi mes tjerash. Episodin e plotë me Kushtrim Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com