Ishin protestuesit e PD të cilët hodhën dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës, duke i vënë flakën. Protestuesit e opozitës e kanë sulmuar godinën me një breshëri molotovësh, 54 të tillë, ndërkohë që zjarri në godinë është shuar brenda pak minutash. Policia u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndanin ata. Raportohet se brenda vilës ndodheshin 25 persona, shtetas të huaj, shumica prej tyre amerikanë. Ata janë nxjerrë nga godina nga ana tjetër e objektit falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve