Pështyrje në fytyrë dhe prekje, Greta dhe Marko shkojnë në televotim kokë më kokë

Tensione të forta kanë përfshirë shtëpinë, duke kulmuar me një vendim të papritur nga produksioni. Një zarf i zi mbërriti pak ditë më parë, përmes të cilit u anulua televotimi i hapur nga Kutia e Pandorës e Juelës, duke ndryshuar rrjedhën e lojës dhe duke paralajmëruar pasoja për ngjarjet e fundit. Pas debateve të njëpasnjëshme dhe përplasjesh të ashpra mes banorëve, situata doli jashtë kontrollit. Gjatë një momenti tensioni, Greta pështyu Juelën në fytyrë, veprim që tronditi jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun. Në një tjetër përballje, Marko goditi në dorë Shëndritin, duke e rënduar edhe më tej atmosferën. Këto incidente çuan në një vendim të menjëhershëm: Greta dhe Marko do të përballen në një televotim kokë më kokë. Tashmë, fati i tyre është në duart e publikut dhe njëri prej tyre do ta lërë shtëpinë këtë mbrëmje. Mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të vazhdojë garën dhe cili do të mbyllë rrugëtimin në shtëpi pas një prej javëve më të tensionuara të këtij edicioni. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com