Bëhet viral reagimi nevrik i Ludo Lees pasi shpallet në vendin e trete

Mbrëmë (27 shkurt) u zhvillua finalja e Big Brother VIP Kosova, një natë e mbushur me emocione për të gjithë finalistët që arritën deri në këtë fazë të garës. Finalja pati shumë momente të veçanta, por një ngjarje që nuk pritej ishte reagimi i Ludo Lees, i cili nuk vonoi të bëhej viral në rrjetet sociale. Kur u shpall vendi i tretë i BBVK, u thirr emri i Ludos. Ai nuk u duk aspak i kënaqur me këtë rezultat dhe reagimi i tij tërhoqi menjëherë vëmendjen. BBVK/YouTube Dukshëm i zhgënjyer, Ludo përpiqej të hiqte mikrofonin dhe të largohej sa më shpejt nga skena. Moderatori, Alaudini, e terhoqi përsëri në skenë, duke i thënë me të qeshura: “Kujdes nga skena”. Ludo kishte hyrë në lojë më vonë, ndërsa banorët e tjerë kishin krijuar tashmë dinamikën e tyre dhe publiku kishte filluar të ketë të preferuarit e tij. Kjo mund të ketë penalizuar Ludon. Në fund, Londrimi u shpall fitues i këtij edicioni, ndërsa vendin e dytë e zuri Elijona. /Telegrafi/