Valë e re sulmesh iraniane, aeroporti i Dubait goditet nga droni

Irani nisi një valë të tretë sulmesh hakmarrëse sonte. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait u godit nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet. Njerëzit u drejtuan në parkingje nëntokësore. Raportohet se gjithashtu ka persona të lënduar. Dubai Airport after it was hit by Iranian drone strike. Several people were injured. https://t.co/IutIoaHa3D pic.twitter.com/Qz7IfW3Xv7 — Clash Report (@clashreport) February 28, 2026 Ndryshe, së fundmi Izraeli ka raportuar se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë gjatë sulmeve. Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me raportet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë në sulmet amerikane-izraelite. I pyetur nga NBC News nëse i ka konfirmuar raportet apo nëse mendon se Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Trump tha: “Nuk dua të komentoj për këtë, por thashethemet janë, dhe fjala është, se ai është vrarë”. /Telegrafi/