Një video nga Teherani, kryeqyteti iranian, tregon njerëz që e përshëndesin lajmin e vdekjes së udhëheqësit suprem me fishekzjarre. Raportohet se disa iranianë në disa lagje të vendit po festonin në rrugë pasi deklarata e Donald Trump u shpërnda në rrjete sociale. News of their supreme leader's death being greeted with fireworks by the people of Tehran according to video emerging from there tonight. https://t.co/OLrGjLtHvy — Dominic Waghorn (@DominicWaghorn) February 28, 2026 Joy and celebration in Tehran. pic.twitter.com/IGfv3ku0YO — The Truth Hurts (@hurts9104) February 28, 2026 Trump konfirmoi vdekjen e udhëheqësit suprem iranian në Truth Social. “Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur”, tha ai në postim. Ndryshe, zyrtarët izraelitë kanë pohuar se trupi i tij është gjetur, por burimet iraniane mohojnë se ai është vrarë. Duke shtuar mohimet, një burim i medias shtetërore iraniane pranë zyrës së Khameneit thotë: "Mund t'ju them me besim se udhëheqësi i revolucionit është i palëkundur dhe i vendosur në komandën e fushës". /Telegrafi/