Irani nisi një valë sulmesh hakmarrëse sonte. Një dron iranian ka goditur hotelin pesë yjesh Burj Al Arab në Dubai. Burj Al Arab është një nga hotelet më të njohura në botë dhe një simbol i luksit të Dubait. BREAKING: Iranian drone hit the five-star Burj Al Arab hotel in Dubai, UAE. The 321-meter, 60-story tower stands on an artificial island. pic.twitter.com/SZaJrAUq3n — Clash Report (@clashreport) February 28, 2026 Aeroporti ndërkombëtar në Dubai u godit gjithashtu nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet. Njerëzit u drejtuan në parkingje nëntokësore. Katër punonjës u plagosën dhe situata u vu shpejt nën kontroll, tha Zyra e Medias në Dubai. Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe po koordinohen me autoritetet përkatëse për të menaxhuar situatën. Punonjësve të plagosur iu ofrua ndihmë mjekësore. /Telegrafi/