Viber sjell funksion të ri me AI - përmirëson mesazhet para se t’i dërgoni

Aplikacioni i famshëm për komunikim Rakuten Viber ka prezantuar një funksion të ri të bazuar në inteligjencë artificiale, i quajtur “AI përpunim i mesazheve” (AI Message Polish), i cili ndihmon përdoruesit të përmirësojnë tekstet e tyre para se t’i dërgojnë. Me këtë opsion, përdoruesit mund të: Rregullojnë gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore që ndodhin gjatë shkrimit. Ndryshojnë tonin e mesazhit (p.sh. nga joformal në profesional). Përkthejnë tekstin në gjuhë të tjera pa dalë nga aplikacioni. Formësojnë idetë e tyre duke kthyer shënime të shpërndara në një mesazh të qartë e të përmbledhur. Kur funksioni bëhet i disponueshëm, pranë fushës së shkrimit do të shfaqet butoni “AI dorëzim mesazhi”. Pasi ta klikoni, mund të zgjidhni nëse dëshironi rregullim stili, ndryshim të tonit apo përkthim - dhe pastaj të pranoni sugjerimin e AI-së ose të bëni modifikime të mëtutjeshme. Viber thotë se përpunimi i tekstit bëhet në bashkëpunim me OpenAI dhe se, sipas rregullave të privatësisë, teksti i futur nuk përdoret për të trajnuar modelet e AI-së dhe fshihet menjëherë pas përpunimit. /Telegrafi/