Mëngjes i ftohtë, pasdite diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkaq, gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, me maksimale që do të arrijnë ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë./Telegrafi/