E konfirmon FabrizioRomano: Lingard bëhet me skuadër të re

Jesse Lingard është gati të bashkohet me Corinthians, me gazetarin e njohur Fabrizio Romano që e ka konfirmuar transferimin me shprehjen e tij karakteristike “Here we go”. Është arritur një marrëveshje verbale për një kontratë njëvjeçare, e cila përfshin edhe opsionin e zgjatjes për një sezon tjetër. Lingard do të transferohet si lojtar i lirë, pavarësisht ofertave që kishte nga klube të Major League Soccer, pas dy viteve të tij te FC Seoul. Rregullimet e udhëtimit dhe vizitat mjekësore janë hapat e radhës përpara se ai të nënshkruajë zyrtarisht me “Timao”, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e ish-mesfushorit të Manchester United në Brazil, në Amerikën e Jugut. /Telegrafi/