“A ke pasur ndjenja për mua?”, Miri pyet Selin, kjo e fundit jep përgjigjjen

Gjatë ditëve të fundit, tensionet mes Mirit dhe Selin kanë qenë evidente, ndërsa pyetja e ndjenjave ka qenë gjithmonë në qendër të debatit. Në Prime të transmetuar mbrëmë, Miri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Selinës: a kishte ndjenja për të. Përgjigja e saj ishte e qartë dhe nuk munguan përplasjet mes tyre. Miri: “Unë gjatë gjithë këtyre 60 ditëve nuk e kam besuar kurrë që Selin kishte ndjenja për mua. Por, meqë po bëhet një rezyme shumë e gjatë, unë kam menduar shumë gjëra që kanë ndodhur që nga dita e parë, Selin më pyeti në sy nëse kam ndjenja dhe i kam thënë jo, ajo nuk doli dhe të thotë që ky njeri s’ka asgjë me mua. E përballova unë të gjithë këtë. Largo Lornën, rri me Baby G, pastaj pyet për marrëdhënien me bashkëshorten time, 60 ditë s’më pyeti asnjëherë, mua më lind e drejta të pyes: ‘Ti vajzë e dashur, ke pasur ndjenja për mua?’. Unë e di shumë mirë përgjigjen. A ka mundësi të më japësh një përgjigje? Kaq”. Selin: “Ndjenjën, që nga dita një, Selin e ka thënë që do t’i thotë dhe nuk do t’i ndrydhë. Dhe për fatin tënd të keq, jo Miri, nuk je ti. Duke qëndruar me një burrë si Rogerti, më duket më se normale që Miri të ketë iluzione në kokën e vetë që unë kam pëlqim për të. Unë e mbroj vetë veten time, ti je askush”. Miri: “Po ti, pse më pyete mua? Edhe unë kam dëgjuar shumë banorë këtu dhe po të pyes”. Selin: “Dhe unë të thashë jo. Gjithmonë ka qenë Selin ajo që e ka mbrojtur Mirin në çdo debat. Miri jo vetëm që nuk po e mbron dot veten, por po e nxjerr akoma dhe më keq. Ti vërtet paske nevojë për psikolog”. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) - YouTube www.youtube.com