Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte. Arrestimet janë kryer në Komunën e Skenderaj, ndërsa për detaje të mëtejshme, publiku do të njoftohet përmes një komunikate të përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Autoritetet theksuan se hetimet ndaj të dyshuarve vazhdojnë dhe se do të ndërmerren të gjitha masat ligjore ndaj tyre./Telegrafi/