Një 25-vjeçare kryen mirëmbajtje dhe riparime të automjeteve në servis

Hatice Kartal, 25-vjeçe, nga qyteti Afyonkarahisar i Turqisë, filloi të punonte në një servis riparimi makinash pasi makina e saj u dëmtua rreth dy vjet më parë. Tani, ajo riparon dhe mirëmban automjete. Kartal, e cila jeton me familjen e saj në fshatin Anayurt, u interesua për sportet në një moshë të re. Ajo arriti sukses në futbollin e femrave, Muay Thai dhe mundjen e krahëve, por bëri një pushim nga sportet pasi mbaroi shkollën e mesme për shkak të problemeve shëndetësore. Rreth dy vjet më parë, ajo shkoi në një servis riparimi makinash për shkak të një defekti në timon në makinën e saj. Atje, ajo kuptoi se kishte një pasion për mekanikën e makinave dhe riparimin. Për shkak të defekteve të ndryshme në makinën e saj, ajo filloi të shkonte shpesh në servis. Ajo i tha pronarit, Ahmet Ayer, se donte të punonte. Duke parë interesin e saj për riparimin e makinave, Ahmeti e pranoi. Ajo më pas filloi të punonte si praktikante në servis. Me kalimin e kohës, Hatice është përmirësuar dhe tani kryen "diagnostikimin" e defekteve, ndërrimin e vajit, mirëmbajtjen periodike dhe riparimet e automjeteve. Ajo tha se i konsideron punonjësit e saj si familjen e saj dhe se ata kanë një marrëdhënie vëllazërore. /AA/