Sa mund të kushtojë iPhone i palosshëm? Ja çmimi i përfolur

iPhone i palosshëm ka hyrë në fazat e prodhimit dhe pritet të debutojë së bashku me iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max më vonë këtë vit. Apple thuhet se e ka mbajtur nën kontroll çmimin e telefonit. Raportet e hershme pohojnë se iPhone i palosshëm do të kushtojë rreth 2,400 dollarë (2,030 euro), jo aq i shtrenjtë sa produktet e reja të Apple më parë: Apple Vision Pro kushton 3,499 dollarë. Krahasuar me Galaxy Z Fold 7 — i cili fillon nga 2,000 dollarë — kjo është një rritje shumë e vogël duke pasur parasysh se është një produkt i Apple. Nëse Apple mund ta mbajë çmimin e telefonit të saj të palosshëm brenda 200 dollarëve të Galaxy Z Fold 8, iPhone i palosshëm mund të jetë një sukses i madh, duke ndjekur gjurmët e Galaxy Z TriFold , i cili u shit pavarësisht çmimit prej 2,899 dollarësh. /Telegrafi/