Një turist britanik ka shkaktuar kaos në një resort skish në Poloni pasi përplasi makinën e tij në hyrjen e Gołębiewski Hotel në qytetin e Karpacz. Sipas raportimeve, 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë, megjithëse makina e tij kishte shkatërruar disa dyer të hotelit. Siç theksohet më tej, ai u ndalua rreth një kilometër larg, pasi policia vuri re automjetin e dëmtuar rëndë. Testet paraprake treguan se ai kishte substanca narkotike në organizëm, ndërsa edhe në makinë u gjetën lëndë psikoaktive. Autoritetet e akuzuan për mosndalim ndaj policisë, dëmtim prone, posedim droge dhe drejtim mjeti nën ndikim. Turisti ndodhet në paraburgim dhe rrezikon deri në pesë vjet burg, si dhe është gjobitur me rreth para dhe i është ndaluar drejtimi i automjeteve në Poloni për katër vjet. / Telegrafi /