Një person i dyshuar mashkull kosovar (m/k) është arrestuar në Graçanicë, pasi sipas raportit të policisë nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarëve policorë dhe i ka penguar ata gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me vendim të prokurorit kompetent, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar” dhe mbetet në trajtim nga organet kompetente. /Telegrafi/