Sulmi i parë kundër një anijeje në Ngushticën e Hormuzit ndodhi sot. Qendra e Sigurisë Detare e Omanit njoftoi se një cisternë nafte e quajtur Skylight, që mbante flamurin e Republikës së Palaut, ishte shënjestër 9.26 km në veri të Portit të Khasabit. Në një deklaratë të ndarë në X, autoritetet e Omanit konfirmuan se në bord kishte 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë 15 me kombësi indiane dhe 5 me kombësi iraniane, dhe të gjithë u evakuuan. يُعلن مركز الأمن البحري عن تعرض ناقلة النفط (SKYLIGHT) وتحمل علم جمهورية (بالاو) للاستهداف، على بعد (٥) أميال بحرية شمال ميناء خصب بمحافظة مسندم، وتم إخلاء جميع طاقم الناقلة المكون من (۲۰) شخصا، بينهم (١٥) شخصا يحملون الجنسية الهندية، و(٥) أشخاص من الجنسية الإيرانية. كما تفيد… pic.twitter.com/LD9s94LEVR — مركز الأمن البحري| MARITIME SECURITY CENTRE (@OMAN_MSC) March 1, 2026 Informacionet paraprake tregojnë gjithashtu se të paktën katër persona janë plagosur dhe janë transferuar për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk është konfirmuar se kush e sulmoi anijen, por incidenti vjen pas deklaratës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur për lundrimin ndërkombëtar. Autoritetet e Omanit deklaruan gjithashtu se porti i Duqm-it u shënjestrua nga një sulm me dronë. Vendi po shërbente si ndërmjetës midis Teheranit dhe Uashingtonit në bisedimet e fundit bërthamore. Ndryshe, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat vranë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe shkaktuan hakmarrje me raketa iraniane, IRGC lëshoi paralajmërime në radio duke deklaruar se Ngushtica e Hormuzit ishte praktikisht e mbyllur, duke deklaruar se asnjë anije nuk lejohet të kalojë. /Telegrafi/