MPJ hapi shtabin e krizës, publikohen numrat kontaktues të ambasadave në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme, e cila dje, duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, krijoi një shtab krize, i cili është në dispozicion 24 orë për qytetarët, njoftoi se numri i qytetarëve tanë që raportojnë se janë të bllokuar në zonat e kërcënuara është në rritje, por nuk tha se cili është ky numër. Një informacion i tillë nga Ministria e Punëve të Jashtme u njoftua për më vonë. Detyra e shtabit të krizës, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, është të monitorojë vazhdimisht situatën dhe të koordinojë e sistematizojë të gjitha procedurat që lidhen me qytetarët e RMV-së që ndodhen në dhe përreth zonave të rrezikuara dhe të cilëve u nevojitet ndihmë ose asistencë.Në të njëjtën kohë, misionet diplomatike dhe konsullore janë në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Sipas informacioneve nga Ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dhabi, si dhe sipas thirrjeve në linjën telefonike SOS në Ministrinë në Shkup, numri i qytetarëve tanë që raportojnë se janë të bllokuar në zona të rrezikuara aktualisht është në rritje. Mbahet kontakt i vazhdueshëm me të gjithë personat e raportuar, duke ndërmarrë aktivitete përgatitore për ndihmë të mundshme dhe evakuim të sigurt të tyre, varësisht nga zhvillimi i situatës. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet linjës telefonike dhe nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore, mbetet plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në vendet e rajonit që të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme udhëzimet dhe direktivat e autoriteteve lokale kompetente të sigurisë”, tha MPJ. Për informacione dhe ndihmë shtesë, sipas Ministrisë, janë në dispozicion: Telefoni i shërbimit SOS (MNRNT):075/273-732 Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në DohaTel: +974 50 173 111 Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu DhabiTel: +971 56 441 7532 Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel AvivTel: +972 54 500 8566Tel: +972 54 967 0546