Omani ka raportuar sulmin e parë me dron mes tensioneve rajonale. Një punëtor i huaj u plagos pasi dy dronë goditën portin tregtar Duqm në bregdetin lindor të vendit. Agjencia shtetërore e lajmeve ONA, duke cituar një burim zyrtar, tha se porti, i vendosur në qytetin Duqm në guvernatoratin Al Wusta, u “shënjestrua nga dy dronë”. Një nga dronët goditi një njësi punëtorësh, duke plagosur një punëtor të huaj, ndërsa mbeturinat e të dytit ranë pranë rezervuarëve të karburantit pa shkaktuar viktima në njerëz ose dëme material. SHOCKING NEWS Iran now launches first ever attack on Oman. Iran drones HIT the Port of Duqm, Oman had friendly ties with Iran, yet its port was targeted by Iran What is the problem with the Iranian regime? pic.twitter.com/dkDV8LfnRF https://t.co/FecNSb45VA — News Algebra (@NewsAlgebraIND) March 1, 2026 Omani e dënoi incidentin, duke thënë se “po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të adresuar çdo veprim që mund të cenojë sigurinë e kombit dhe të atyre që banojnë brenda tij”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Zjarri me dron erdhi pas një sulmi amerikan dhe izraelit ndaj Iranit dhe sulmeve hakmarrëse nga Teherani. Omani ka shërbyer vazhdimisht si ndërmjetës në negociatat indirekte bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit. Irani konfirmoi të dielën vdekjen e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarëve të lartë në sulmet izraelite dhe amerikane ndaj vendit. /Telegrafi/