Kryeministri Edi Rama është parë ditën e sotme tek Vila e Enver Hoxhës, aty ku një ditë më parë protestuesit e opozitës hodhën molotov. Mësohet se kryeministri ka qëndruar rreth 20 minuta në atë ambient dhe më pas ka dalë. Gjatë protestës së opozitës, tensionet u përshkallëzuan pranë Vila e Enver Hoxhës, ku u hodhën shishe molotovi drejt godinës. Në lidhje me protestën e zhvilluar mesditën e djeshme, të datës 28 në orën 18:00, e thirrur nga Partia Demokratike, policia njofton se janë arrestuar katër persona për veprime të dhunshme dhe shkatërrim prone.