Rogerti godet me kokë derën dhe bie përtokë, duke bërë të duket sikur u godit nga Mali

Sot në mëngjes, pas zgjimit nga gjumi, banorët e Big Brother VIP Albania u përballën me një episod që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Një video e shpërndarë në rrjetin social X tregon Rogertin dhe Malin pas derës, fillimisht duke dukur se po diskutonin. Në një moment, Mali shtyn derën lehtë, ndërsa Rogerti qëndron mjaft larg. Ajo që bëri situatën qesharake ishte se Rogerti goditet vetë me kokë në derë, duke krijuar përshtypjen sikur ishte goditur nga Mali Pas kësaj, ai bie përtokë, ndërsa banorët e tjerë shpërthyen në të qeshura, duke pranuar menjëherë situatën komike. Video u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku shikuesit e spektaklit reaguan me humor ndaj këtij momenti, që u bë një nga episodet më të përfolura brenda shtëpisë. /Telegrafi/ HAHAHAHAHAHSHAHA MIRMGJESI ME FILMA INDIAN #bbvipal5 pic.twitter.com/NAQpInZDpX — arberhajdari (@elonteqr) March 1, 2026